Nikollovski i reagon Pendarovskit: Nuk guxojmë të lëmë 50 mijë familje pa kulm mbi kokë


Nuk guxojmë 50 mijë qytetarë, familje t’i lëmë pa kulm mbi kokë dhe ne duhet të marrim vendime, zgjidhje të problemeve të cilat janë të gjeneratave, të cilat na i la dikush. Siç çështja e emrit dhe shumë të tjera për të cilat hymë në zgjidhjen e tyre edhe në këtë pikëpamje vendimet janë ose rrënim i ndërtimeve pa leje ose kornizë adekuate ligjore.

Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, Lupço Nikollovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pasi presidenti Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje.

Nikollovski tha se tani po dëgjon se shefi i shtetit nuk e ka nënshkruar.
“Gjithsesi se LSDM-ja i mbron të varfrit, kategoritë e ndjeshme dhe në asnjë rast nuk do t’i rrënojë ato objekte. Megjithatë duhet përgjatë procedurës adekuate me përfshirje të të gjithëve të gjenden mekanizma ligjorë, legalë dhe adekuate për zgjidhjen edhe të çështjeve të tjera të cilat na i kanë lënë trashëgimi që me guxim t’i zgjidhim dhe ta trasojmë këtë vend përpara”, theksoi Nikollovski.

Sipas tij, formale-juridike është çështja se çka më tutje, si dhe cilido ligj tjetër.
“Kur presidenti nuk do ta nënshkruajë kthehet në procedurë adekuate, qeveritare ose kuvendore dhe gjithsesi se të gjitha vërejtjet në çdo pikëpamje duhet të merren parasysh gjatë sjelljes së vendimeve të reja dhe zgjidhjeve të reja ligjore”, deklaroi Nikollovski para pikës së vaksinimit në sallën e sporteve “Boris Trajkovski”, ku e mori dozën e parë të vaksinës për mbrojtje nga koronavirusi.

Baby Boo