Video materiali për rastin “Mitmarrja” nuk u publikua haptas. Pa gazetarë, në gjykatë incizimin e ndoqën vetëm kryeministri Zoran Zaev, avokatët e tij dhe prokuroria për krimi të organizuar e cila e ndjek kryeministrin për kërkim të mitës kur ai ishte kryetar i Strumicës. Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e prokurorisë që incizimin nga kabineti i kryetarit të komunës së Strumicës të mos e shohë opinioni. Mbrojtja hoqi dorë nga tre dëshmitarë. Kryeministri pret të lirohet nga akuza se ka kërkuar mitë, ndërsa tha se e kanë kurdisur në mënyrë që të mos i publikojë “bombat” për kriminalitetin e pushtetit të kaluar.
Është më se e qartë se bëhet fjalë për agjent-provokator, për kurdisje. Me siguri pasi dëshmitari ka pasur disa hetime kundër tij, dhe në atë kohë është bërë pazarllëk edhe atë me një qëllim, Zaev të pengohet me “bombat – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Paraprakisht personalisht kryeministri Zaev kërkoi nga Gjykata penale incizimi të publikohet i plotë. Ai akuzoi se në mënyrë të planifikuar në internet janë publikuar vetëm pjesë që të baltoset ai personalisht se si kryetar i komunës së Strumicës kërkon mitë. Ai premtoi se pas përfundimit të procesit gjyqësor do të kërkojë mënyrë që video materialin ta publikojë tërësisht.
Në çfarëdo mënyre nëse me ligj kemi të drejtë pas vendimit të plotfuqishëm t’i marrim ato, unë premtoj se publikisht do t’i publikoj sepse para së gjithash kjo është e rëndësishme për mua – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër
Zoran Zaev akuzohet se në kohën kur ishte kryetarë i komunës së Strumicës ka kërkuar mitë prej 160 mijë eurove nga biznesmeni lokal Ivan Nikolov për të legalizuar tokë ndërtimore. Gjykimi vazhdon më 7 maj.