Në gjëndje të rëndë nga koronavirusi, Koço Devole futet në intubim


Koço Devole, artisti, regjisori dhe skenaristi, 77 vjeçar prej 10 ditësh është in fektuar me koronavirus. CNA.al mëson se mbrëmjen e djeshme Devole është futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Sipas burimeve zyrtare nga stafi i mjekëve, gjendja shëndetësore e aktorit paraqitet tejet e rënduar.

Gjithashtu bëhet me dije se Koço Devole vu an edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse, të cilat e bëjne edhe më shqetësuese situatën. Prej mbrëmjes së djeshme, aktori dhe regjisori po lu fton për të fituar bet ejën me virusin e rre zikshëm.Siç duket “lu fta” me Covid është be teja e radhës për Koço Devolen, të cilën duhet ta fitojë.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekrane janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Devole ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite: Çanta e zeze 1986, Të gjallë apo të vdekur 1996, Çanta me nje milion 1993, Nje dite i cmendur 1995, Pushime në Romë 1996, Tre shoke pa sherbyesen 2001, Karafili dhe Kleopatra 2001, Milioneri 2005, Na ishte njehere Shqipëria 2009. Vitet e fundit Koço Devole ka punuar si skenarist në emisionin “Fiks Fare”. Gjithashtu, Koço Devole eshte autor dhe regjisor i shume spektakleve skenike.

Baby Boo