Në gjendje të alkoolizuar, përleshen fizikisht vëllezrit nga Kopanica e Tetovës


Dje (26-prill) në mbrëmje rreth orës 23:55, në Kopanicë të Tetovës, zyrtarë policorë të SPB- Tetovë e kanë privuar nga liria personin T.Gj. (42) dhe diku më vonë edhe vëllaun e tij S.Gj. (39) nga ky fshat, të cilët rreth 15 minuta më herët në gjendje të alkoolizuar, në shtëpinë e tyre familjare, janë përleshur fizikisht, ku gjatë përleshjes kanë përdorur edhe mjet të fortë. Dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Baby Boo