Në Ferizaj është vetëm një infektolog, edhe ai preket nga koronavirusi


Në Spitalin Rajonal të Ferizajt aktualisht shërben vetëm një infektolog dhe së fundit pas testit të bërë edhe ai rezultoi pozitiv me Covid-19.
Burime të Metros brenda spitalit mësojnë se infektologu i vetëm i Spitalit të Përgjithëm në Ferizaj K.H (emër i njohur për redaksinë) ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ferizaj gjatë ditës së djeshme ka shënuar 55 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin e rasteve aktive në 177. Gjithashtu është mësuar se 25 nga këto raste janë në Spitalin e Përgjithshëm në këtë qytet. Ata janë 8 mjekë specialistë 13 infermierë dhe 4 zyrtarë të tjerë.

Kujtojmë që 7 drejtorë dhe tre zyrtarë tjerë politikë të Komunës së Ferizajt kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ditë më parë.
Në Ferizaj aktualisht janë duke u trajtuar 13 pacientë, nga ta 11 me oksigjenoterapi.

Baby Boo