Në Egjipt u gjet mumia e vjetër 3 mijë vjet


Një mumie e ruajtur mirë u gjet në një sënduk që nuk ishte hapur më parë. Vlerësohet se ajo është rreth 3 mijë vjet e vjetër, ndërsa u gjet në qytetin jugor të Egjiptit, Luksor. Sarkofagu është njëri nga dy të gjeturit më herët gjatë këtij muaji nga një mision francez, të cilët janë të përqendruar në krahun perëndimor të lumit Nil.

Sarkofagu i parë ishte hapur edhe më herët dhe ishte analizuar nga zyrtarët, por hapja e këtij sarkofagu ishte më e veçantë, sepse nuk është hapur asnjëherë më parë dhe i tërë procesi u zhvillua në prani të mediave ndërkombëtare. Ministri i antikiteteve deklaroi se brenda sarkofagut është gjetur trupi i një gruaje, e quajtur Thuya, ndonëse më vonë zëdhënësi i kësaj ministrie tha se emri është ende në process të identifikimit.

“Njëri nga sarkofagët i përket shekullit të XVII-të, ndërsa tjetri dinastisë së shekullit të XVIII-të. Të dy sarkofagët kishin brenda mumie”, tha ministri i antikiteteve, Khaled al-Anani. Në mesin e gjërave të gjetura, përpos sarkofagëve, kishte edhe statuja dhe figura tjera të vogla, të ndërtuara nga druri dhe argjila.

Gërmimi u zhvillua në 300 metra thellësi për pesë muaj, ndërsa para se të hasin në sarkofagët, gërmuesit zbuluan një tavan që ishte i zbukuruar me piktura, në të cilën shfaqej pronari dhe familja e tij. Egjipti i ka bërë disa zbulime antike gjatë këtij viti. Autoritetet shpresojnë se këto zbulime do ta ngrisin imazhin e vendit në rrafshin ndërkombëtar dhe do ta rrisin numrin e turistëve, i cili ka rënë që nga kryengritjet e vitit 2011, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

https://www.theguardian.com/world/2018/nov/25/mummified-woman-dating-back-3000-years-unveiled-in-egypt

Baby Boo