Osmani: Në këtë kohë sfidash, lajmi i mirë është demonstrimi i solidaritetit evropian


Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani njofton se në këtë kohë sfidash, lajmi i mirë është demonstrimi i solidaritetit evropian. Pas ndihmës nga vendet – anëtare të BE-së, si: Austria, Sllovenia, Rumania dhe Bullgaria, si dhe vendi fqinj Serbia, nga nesër edhe Franca bashkëngjitet në përpjekjet për shuarjen e zj*arreve në vend.

Nesër, që në mëngjes, në dispozicion do të kemi tre Gjeneralë nga Shërbimi i zja*rrfikësve të Francës, të cilët janë ekspertët më të mirë për zj*arret e mëdha dhe të rre*zikshme. Ndihma e Francës do të jetë e plotësuar edhe me pajisje të sofistikuar të përbërë nga dronë me pilot/ operatorë francez, të cilët do të ndihmojnë në pjesën e identifikimit, mapimit dhe informimit të hershëm të rajoneve, vatra potenciale të zjarreve, si pjesë e rëndësishme e operacionit për shuarjen e zj*arreve.

Inkuadrimi i Francës vjen për shkak ekspertizës së lartë që posedojnë në shuarjen e zja*rreve të pyjeve, pas koordinimit të suksesshëm të rrjetit tonë diplomatik. Solidariteti dhe ndihma e aleatëve tanë në këto momente kr*izash është më shumë se e mirëseardhur në tejkalimin e kr*izës, e njëherazi paraqet edhe shprehjet të vërtetë të solidaritetit evropian.

Baby Boo