Në Durrës ngrihen kullat e vrojtimit, por s’ka roje bregdetare


Në plazhin e Durrësit janë vendosur kulla vrojtimi, por mungojnë rojet bregdetare.

Pushuesit thonë se mungon siguria në plazh, ndërsa prefekti i Durrësit Roland Nasto pranon se ka mangësi të rojeve bregdetare.

Në vend të rojes bregdetare, fëmijët po argëtohen në këto kulla të ngritura në plazhin e Durrësit. Janë të pakta në numër dhe nuk mund të mbulojnë plotësisht territorin.

Por ajo çfarë është më e çuditshme vrojtuesit mungojnë. Për pushuesit kjo do të thotë rrezik, sidomos për fëmijët.

Mungesa e sigurisë në plazhe është pranuar edhe nga prefekti i qarkut Durrës Roland Nasto, njëherësh kreu i Task Forcës për turizmin.

Ai thotë se gjatë kontrolleve janë konstatuar mangësi në vendosjen e rojeve bregdetare .

Roland Nasto prefekti i Qarkut Durrës për ABC: “Ka mungesa, ne po punojmë me bashkinë edhe policinë bashkiake, po marrim masa për të përmirësuar gjendjen në këto plazhe”

Në plazhet e Durrësit vetëm në pak ditë u regjistruan katër persona të mbytur.

12 të tjerë u rrezikuan me jetë, por u shpëtuan nga pushues ose policë të patrullës.

Ky bilanc i frikshëm duket se nuk po e shqetëson as Bashkinë dhe as strukturat e tjera përgjegjëse për situatën.

Baby Boo