2 vite bu*rg për ish-ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, shpallet fajtor për ab*uzim se*ksual ndaj pacientes


Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Numan Baliq, është dë*nuar me dy vjet bu*rgim, për ab*uzim se*ksual ndaj një pacienteje. Për 2 vite, Baliqit i ndalohet dhe ushtrimi i profesionit të mjekut. Në 12 gusht 2020, gjatë ushtrimit të profesionit, ai ka shfrytëzuar gjendjen jo të mirë shëndetësore, të shtetases me iniciale A.I. dhe ka ten*tuar të ab*uzojë me të.

Atë natë, vajza ndodhej në repartin e ortopedisë, pasi kishte hospitalzuar foshnjën e saj, gjashtëmuajshe. Ndërkohë, vetë ish-ministri, ka hedhur poshtë ak*uzën.
Lajmi për vendimin ndaj Baliqit vjen pak ditë pasi mediat lokale në Kosovë kanë shpërndarë një video ku pretendohet për nga*cmim se*ksual të një të miture nga tre fëmijë, në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Më 19 maj, dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile kanë pro*testuar para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar siguri më të madhe për vajzat në shkolla.
Pro*testuesit kanë kërkuar futjen e lëndës së Edukatës se*ksuale në programin arsimor, ambiente të sigurta për nxënësit, dhe angazhimin e punëtorëve socialë dhe të psikologëve në shkolla.

Baby Boo