Në ditën e ditëlindjes Nikolla Gruevskit do t’i shpallet vendimi i gjykatësve të Gjykatës së Apelit për ankesën e tij


Në Gjykatën e Apelit sot duhet të mbahet seancë publike për ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për dënimin me burg në rastin “Tank” për furnizimin e mercedesit luksoz.

Stafi pesëanëtarësh i Gjykatës së Apelit përbëhet nga: Cvetanka Periq, kryetrja e Këshillit, gjykatësja Tanja Mileva dhe anëtarët Tanja Dukovska, Lidija Çapeva dhe Enver Bexheti.

Gjykata dje e shtiu këtë seancë për sot për shkak se ish-kryeministri ishte në gjykim në rastin tjetër “Dhuna në Komunën Qendër”.

Sot Nikolla Gruevski e ka ditëlindjen dhe mbush 48 vjet, transmeton Portalb.

Baby Boo