Aksident në Shkup, rrotullohet vetura


Një automjet është përmbysur në lagjen Aerodrom të Shkupit në udhëkryqin e ri para pishinës ushtarake, afër shkollës fillore “Ljuben Lape”. Për momentin nuk ka informacione për viktima apo të lënduar të mundshëm, por tashmë në rrjetin social Facebook janë shfaqur foto nga aksidenti i tmerrshëm.

Siç shihet, në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Renault Megane” që ka vetëm dëme të vogla materiale dhe një mjet tjetër i cili është kthyer përmbys.

Baby Boo