U fsheh në Shqipëri, prokuroria kërkon 40 mijë vite burg për turkun që mashtronte me kriptovaluta


Një shtetas turk që mashtroi qindra mijëra qytetarë duke u vjedhur më shumë se 100 milion dollarë, mund të marrë dënimin më të gjatë në histori nëse shpallet fajtor.

Bëhet fjalë për ish-shefin ekzekutiv të një kompanie turke që mashtronte me kriptomonedhat, Faruk Fatih Ozer. Ai operonte një rrjet shkëmbimi të monedhave dixhitale “Thodex”

Ajo që bie në sy në raportin e prokurorisë është se organi i akuzës ka kërkuar plot 40,564 vite burg për Ozer dhe 20 punonjësit e tjerë të kompanisë, të cilët u larguan pas falimentimit me paratë e vjedhura nga mbi 700 mijë qytetarë që besohet se shkojnë në mbi 2 miliard dollarë.

Deri më tani, autoritetet turke kanë arrestuar 62 persona që dyshohet se kishin lidhje me Thodex. Të dyshuarit u kapën gjatë bastisjeve të kryera në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Stambollin.

Ozer u arratis në prill të 2021, dhe më pas u bë me dije se ai kishte udhëtuar në katër shtete të ndryshme, përfshi edhe Shqipërinë ku dyshohet se fshihej për një kohë. Madje policia e vendit tonë u raportua se ofroi një shumë prej 10 mijë eurosh shpërblim për këdo që jepte informacion që do të çonte në kapjen e tij.

Ozer mbërriti në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit, ku u prit nga një shtetas shqiptar që e strehoi në një hotel. Vendndodhja e tij e fundit u raportua në qytetin e Vlorës.

Baby Boo