Në Dibër deri më tani janë bërë mbi 1.100 teste, pozitivë 153 persona


Në 24 orët e fundit në Dibër janë konfirmuar dy raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 nuk ka të shëruar të rinj, derisa as persona të vde*kur.

“Gjendja është rënduar. Çdo ditë kemi të infektuar të rinj gjithnjë e më i madh është numri i atyre të cilët paraqiten me simptoma por ka persona për shkak të formës së lehtë të sëmundjes nuk paraqiten që t’u merre strisho. Nuk mund ta ndërlidhim prej ku është infektuar nuk tregojnë kush me cilin ka qenë në kontakt. Ja vetëm sot u janë marrë strisho 35 personave”, deklaroi për MIA-n epidemiologu Mentor Mela udhëheqës i njësisë punuese të Qendrës për ShëndetPublik.

Ai thotë se është i zhgënjyer nga bashkëqytetarët e tij për shkak të mosrespektimit të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës fizike.
Theksoi se nga fundi i shkurtit e deri më tani, janë bërë mbi 1.100 teste. Rezultat pozitiv është marrë te 153 persona, pesë prej tyre nga Qendër Zhupa.

Betejën me virusin e rrez*ikshëm e kanë fituar 57 kanë vde*kur pesë aktivë të sëmundjes janë 91 persona, prej të cilëve janë hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe Spitalin “8 Shtatori” në Shkup.
Përndryshe Shtabi Operativ Komunal i Dibrës dje parashtroi kërkesë deri te Shtabi Kryesor i Krizës për përballje me Pandeminë të Kovid-19 në Spitalin e Përgjithshëm të dërgohen një pulmolog dhe një infektolog.

Baby Boo