Në burgje s’ka ilaç për sëmundjet kronike!


Vdekjet nëpër burgjet e paraqesin një shqetësim shumëvjeçar edhe për vetë të burgosurit. Përderisa drejtuesit e burgjeve arsyetohen se kjo ndodhë për shkak të sëmundjeve kronike, në raportin e Avokatit të Popullit thuhet se sistemi shëndetësor në burgje vazhdon të mbetet çështje e hapur, me mungesë të kuadrit mjekësor dhe pamundësisë për trajtim të rregullt të personave të dënuar

Brenda gjashtë muajve, në burgun e Idrizovës kanë ndërruar jetë pesë të burgosur. Rasti i fundit kur ndërroi jetë një i burgosur i këtij Institucioni Ndëshkues Përmirësues, ndodhi të shtunën. Sipas të dhënave të institucioneve përkatëse, ai ka ndërruar jetë në Spitalin Shtetëror “Nëna Terezë”, ku kishte qëndruar nga data 4 maj. Zëvendësdrejtori i burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi shprehet se shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në këtë burg janë sëmundjet kronike prej të cilave vuajnë të burgosurit.

“Si rasti i fundi – edhe të tjerët që kanë ndërruar jetë kryesisht lidhen me gjendjen e rëndë shëndetësore të të burgosurve. Arsye tjetër është edhe mosha. Vitin e kaluar në njësinë e burgut tonë në Veles pati një rast ku pas tre ditësh, pasi u pranua në burg, nga sulmi në zemër i burgosuri ndërroi jetë”, tha Jonuzi.

Vdekjet nëpër burgjet e paraqesin një shqetësim shumëvjeçar edhe për vetë të burgosurit. Përderisa drejtuesit e burgjeve arsyetohen se kjo ndodhë për shkak të sëmundjeve kronike, në raportin e Avokatit të Popullit thuhet se sistemi shëndetësor në burgje vazhdon të mbetet çështje e hapur, me mungesë të kuadrit mjekësor dhe pamundësisë për trajtim të rregullt të personave të dënuar. Në raportin vjetor të Ombudsmanit për vitin 2019, thuhet se brengosë fakti se në shumë INP ende nuk ka të punësuar personel mjekësor, ndërsa kujdesi mjekësor ende sigurohet për Qendrave Klinike në qytet ku janë të vendosur burgjet.

“Ombudsmani me iniciativë të tij veproi për pesë raste të vdekjeve të të burgosurve (viti 2019) ndërsa e vazhdoi procedurën për dy lëndë nga vitit 2018, të cilat ndërkohë kanë përfunduar pas pranimit të njoftimit nga Prokurori Publike, se nuk është miratuar vendim prokurorial, respektivisht nuk është konstatuar vdekje e dhunshme. Ndërkohë, vërtetoi prolongim të procedurës për dorëzimin e zbulimeve nga obduksioni nga ana e Institutit për mjekësi ligjore, kriminalistikë dhe deontologji mjekësore deri te prokurori përkatës. Për lëndët nga kjo periudhë raportuese procedura është ende në vijim, respektivisht pritet përgjigje nga Prokuroria Publike”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit, për vitin 2019.

Periudhën e kaluar raste të vdekjeve ka pasur edhe në burgun e Shutkës dhe atë të Kumanovës. Në situatë të pandemisë me Kovid-19 deri më tani vetëm në burgun e Shutkës është konfirmuar një rast me virusin korona edhe atë pasi më 8 prill ndërroi jetë një i burgosur dhe pas obduksioni ishte vërtetuar se kishte qenë pozitiv me virusin Kovid-19. Pas kësaj, burgu i Shutkës iu nënshtrua testeve masive, respektivisht disa ditë pas këtij rasti ndërroi jetë edhe një i burgosur, mirëpo i njëjtë nuk kishte dal pozitiv në testin për Kovid-19. Njëherësh, në burgjet e vendit dënimin me burg e vuajnë një numër i konsiderueshëm i të burgosurve, të cilët janë të nënshtruar terapisë së metadonit.

Baby Boo