“Era shtet”! Lirohet Skender Bajrami – pronar i A.S. “Alberti”, i arrestuar për fajde


Operacioni policor kundër fajdes i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 15 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Pronarët e auto salloneve e kompanive të tjera, që u arrestuan po dyshohen për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij aksioni, u konfiskuan mbi 20 vetura, rreth 84 mijë euro, armë e prova të tjera.

Për të gjithë të arrestuarit Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, por Gjykata nuk e ka aprovuar këtë masë vetëm ndaj Skender Bajramit, pronarit të Auto Sallon “Alberti”, i cili raportohet se është liruar me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Baby Boo