Sqarohet Besimi: Nuk rritet tatimi personal, por pjesa që komunat marrin nga mbledhja e TVSH-së


Ministri i Financave, Fatmir Besimi është sqaruar në lidhje me informacionet e fundit, se gjoja do të rritet tatimi personal.

Mohon se ka deklaruar se do të rritet tatimi personal, por se do të rritet pjesa që komunat marrin nga mbledhja e Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH).
“Në drejtim të informimit të saktë të publikut, theksojmë se nuk është planifikuar të rriten normat e TVSH-së dhe tatimit mbi të ardhurat personale, por pjesa që komunat marrin nga mbledhja e tyre”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Do të thotë, bëhet fjalë për rritjen e pjesës që komunat marrin nga mbledhja e TVSH-së dhe tatimit mbi të ardhurat personale, si transfere nga buxheti qendror, dhe jo rritjes së normave të TVSH-së dhe tatimit personal.
Në kumtesë, ai ka sqaruar edhe reformat fiskale.
“Shtylla e parë propozon një rritje të pjesës që komunat marrin nga mbledhja e tatimit mbi të ardhurat personale, si dhe rritje graduale të normës së subvencionit nga TVSH-së së mbledhur, në përputhje me performancën e komunave.

Gjegjësisht, është planifikuar të themelohen dy fonde: Fond i Performancës për komunat që tregojnë rezultate pozitive dhe kanë realizim më të lartë të të hyrave të tyre dhe Fond i Barazimit për komunat që kanë të hyra më të ulëta, por ato treguan përpjekje fiskale dhe rezultate të mira në mbledhjen e të ardhurat e tyre vetanake”, sqarohet më tej në kumtesë.
Shtojnë, se megjithatë këto propozime do t’i nënshtrohen debatit publik dhe në kuadër të miratimit të tyre, do të përfshihen të gjithë palët relevante.

Baby Boo