Në “Bogorodicë” pritet nga 15 minuta për dalje dhe hyrje në Maqedoni


Në vendkalimin kufitar tonë më të frekuentuar “Bogorodicë” për momentin për dalje dhe hyrje në vend pritet më së shumti pesëmbëdhjetë minuta, njoftojnë për MIA-n nga shërbimet kujdestare kufitare.

“Kjo është koha e nevojshme për shpalljen e formaliteteve kufitare dhe doganore, ndërsa qëndrimi nuk ka qenë më i gjatë edhe në mëngjes, nga ora 7:30 deri në orën 9:30 kur turma ka qenë më e madhe sot”, sqaroi komandanti, Mile Toshev.

Numri më i madh janë turistë nga Maqedonia dhe Serbia të cilët shkojnë për pushime në Greqi.

Gjatë periudhës verore pasqyra e tillë e kufirit është e zakonshme dhe përditshmëri, si dhe konsiderohet edhe si diçka normale kur bëhet fjalë për sezonin turistik.

Nga LAMM paralajmërojnë për vozitje të kujdesshme për shkak të frekuentimit më të madh të automjeteve.

Baby Boo