Në betonin e ftohtë vdesin ëndrrat fëmijërore


Urim SALIHU

Në mes të natës , qëndron shtrirë përdhe një fëmijë .Afrohem ta kap këtë moment të trishtë por më parë I dhuroj ca para në kartonin prej letre që e mban te kryet .Qyteti zhurmon nga lokalet.Ai flen dhe nuk mallkon askënd.Ai është një fëmijë së s’di të urrejë askënd.Mbretëria e gjumit e ka mposhtur. Nuk di gjë as për referendumin, as për bombat.Nuk di gjë as për pushtetet.Ai nuk e di edhe emrin e tij jo më emrin e vendit të tij.

Nuk shtirret sikur flen.Ky fëmijë në fakt po bën një gjumë të thellë në beton.Do të duhej gjithashtu këtë gjumë ta bënte diku në një strehë,në një shtëpi por ai është kaq keq I braktisur.Matanë tij në rrugë një I ri fishkëllen gomat e një veture të shtrenjtë me targa të huaja.Pak më tej në vijat e bardha kalon një zyrtar.Askush se sheh këtë fëmijë që në 11 të natës flen në beton I braktisur nga jeta.
Kjo pamje therrëse më bëri të bindem akoma përse njerëzit si në filmin vitet e ikjes braktisin këtë vend.Shkojnë larg, shumë larg që të shpëtojnë.Ose do mbeten këtu dhe do shohin skena të tilla rrënqethëse ose do shpëtojnë në atë që ne e quajmë vend I huaj por që në fakt vend I tillë tashmë është këtu.Vend I trishtë me mijëra pasione fëmijësh që shuhen si ky .Derisa bëja këtë foto mu kujtuan vargjet :kape këtë ditë të trishtë dimri mbi detin gri, vetëm se për dallim është verë por askush nuk garanton nëse betoni është ose jo I ftohtë pas një rrëbeshi me shi gjithë kohën.Ndoshta qan fëmijëria e tij e nisur mbrapshtë .
Secili nga ne ka pak nga fëmijëria e tij dhe secili nga fëmijët tanë mund të ishte këtu.Gjërat kanë shkuar kaq mbrapshtë sa ne raport me jetën, ikja e përhershme është një shpëtim.Vetëm mund të jetë një torturë serike t’a jetosh secilën ditë kështu.Një jetë e tërrë nuk shkon kështu.
Pak më përtej tij jeta vlon, zhurma e muzikës së lartë e lokaleve bëhet neveritëse.Të gjitha ngapak I japin jetë qytetit vetëm se askush nuk e kupton nga ne, se heshtja e këtij fëmije vret më shumë se cdo gjë tjetër.

Baby Boo