Kërçovari me para të falsifikuara tenton të luajë në një kazino në Ohër, arrestohet nga policia


Më datë 07.05.2024 në ora 03:00, në një kazino në bulevardin “Turistiçka” në Ohër, është privuar nga liria 28-vjeçari nga fshati Stragomishtë e Poshtme të Kërçovës.

Ai dyshohet se ka hedhur në qarkullim euro false që donte t’i paraqiste si origjinale, duke kryer kështu veprën e “falsifikimit të parave”, sipas nenit 268 të Kodit Penal. Ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, bëjnë të ditur nga SPB Ohër.

Baby Boo