Në aksidentin në qendër tek vetura zyrtare ka qenë Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi


Ministri i Financave Fatmir Besimi ka njoftuar se ai bashke me ministrin e Ekonomisë kanë qenë tek vetura e përfshire ne aksident!

——-

Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë.

Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.

Baby Boo