Ndryshimet kushtetuese, Komisioni diskuton amendamentin e fundit


Amendamentet e propozuara për ndryshmet kushtetuese do të ketë hapësirë që edhe një herë të shqyrtohen me ekspertë dhe përfundimi i tyre të jetë i kënaqshëm për të gjithë qytetarët e vendit. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, gjatë arsyetimit të propozim amendamentit të katërt, para deputetëve në Komisionin për çështje kushtetuese. Zaev tha se me amendamentin e katërt dhe të fundit, sigurohet mbrojtja e qytetarëve maqedonas dhe vlerave të tyre kudo që ata jetojnë.

Zoran Zaev, kryeministër: “Pika një, Republika e mbron, garanton dhe trajton trashëgiminë kulturore të popullit Maqedonas. Pika dy, Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë ose qëndrojnë jashtë vendit dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun. Pika tre, Republika kujdeset për pjesëtarët e popullit maqedonas që jeton jashtë vendit. Pika katër, Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drerjtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e tyre të brendshme. Me këtë amendament, siç është propozuar, ndryshohet neni 49 i Kushtetutës”.

Por, deputeti i Alencës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, nënvizoi se edhe në këtë amendament, shqiptarët shihen si qytetar të kategorisë së dytë, si qeraxhinj dhe si përqindje.

Baby Boo