Bytyqi: “Digjitalizimi – e ardhmja e botës”


Digjitalizimi është e ardhmja e botës, deklaroi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytiqi, në video fjalimin në konferencën vjetore “GDi Solutions Day”, që mbahet në qyteti Inçeon në Republikën e Koresë. “GDi Solutions Day 2022” është tashmë një event tradicional ku prezantohen dhe diskutohen platformat teknologjike, zgjidhjet dhe mënyrat e përmirësimit të proceseve të biznesit.

“Digjitalizimi është e ardhmja e botës, prandaj një vit më parë linçuam Gjeoportalin Kombëtar të të Dhënave Hapësinore, i cili synon të rrisë transparencën e punës së sektorit publik dhe disponueshmërinë e të dhënave gjeohapësinore për të gjithë qytetarët dhe ekonominë. Me krijimin e këtij gjeoportali të ri, vetëm me një klikim, u mundësojmë qytetarëve, bizneseve si dhe institucioneve shtetërore aksesin në një mori të dhënash gjeohapësinore, të cilat lehtësojnë dhe përshpejtojnë ndjeshëm çdo proces. Me një klikim në gjeoportalin e NIPP-it mund të merrni informacionin e kërkuar, mund të shihni parcelat kadastrale, rrjetin hidrografik, rrjetin rrugor, mënyrën e përdorimit të tokës, ndërtesat, emërtimet gjeografike, modelin e lartësisë së terrenit, hartën ortofoto, si dhe të dhëna të tjera.”,- tha zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, mbushja e këtij portali është një proces sfidues dhe kompleks, por jo i paarritshëm, e ku tashmë ekziston një bazë e madhe e të dhënave në portalin NIPP, por ajo duhet të plotësohet dhe të përmirësohet vazhdimisht, sepse ka përfitime të shumta si: përmirësimi i cilësisë së burimeve të të dhënave hapësinore, përmirësimin e performancës, përmirësimin e vendimmarrjes, si dhe rezultatet e proceseve të punës, rritje e transparencës, përgjegjësisë dhe autoritetit në funksionimin e institucioneve, si dhe më shumë mundësi biznesi për inovacion, krijimi i shërbimeve dhe aplikacioneve të reja bazuar në të dhënat INSPIRE, plotësuese me të dhënat nga e gjithë BE-ja.

Baby Boo