Ndryshime në ligjin për kundërvajtje, ulen gjobat (VIDEO)


Ministria e Drejtësisë do të ndryshojë ligjin për kundërvajtjet. Një risi kryesore është se niveli i gjobave do të reduktohet për 50%, informojnë për Alsta M ekspertë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve ligjore. Gjoba më e lartë për qytetarët parashikohet të jetë 500 euro dhe për kompanitë 1000 euro. Nëse është fjala për shkelje më të rëndë edhe niveli i gjobës duhet t’i tejkalojë këto shuma, atëherë procedura shkon në gjykatë – shpjegojnë ekspertë. Propozim teksti është tashmë në dispozicion në ENER.

Qëllimi i zgjidhjes së re ligjore do të jetë kryesisht për zvogëlimin e gjobave për kundërvajtje. Pastaj do të ketë dallim të qartë ndërmjet shkeljes administrative dhe kundërvajtjes gjyqësore, parandalim dhe jo represion, apo shqiptim i një paralajmërimi para se të shqiptohet shkelje administrative kur kjo është e mundur, si dhe përmirësimi i efikasitetit të procedurës kundërvajtëse – thuhet në Propozim-ligji për kundërvajtje.

Me ndryshimet do të jetë i detyrueshëm paralajmërimi për kompanitë të cilën do ta shqiptojnë inspektorët nëse është fjala për shkelje të parë. Nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përshëndesin ndryshimet e paralajmëruara.

“Gjobat e larta janë barrë shtesë për kompanitë, për më shumë se 18% të tyre, bazuar në anketën që kryem me odat tjera dhe ia paraqitëm Qeverisë. Sigurisht që reduktimi i gjobave do të ishte pozitiv, por edhe më i rëndësishëm është ndryshimi në qasjen e shërbimeve të inspektimit, pasi 20% e kompanive ankohen se inspektorët insistojnë në gjetjen e parregullsive vetëm për të ndëshkuar”, thonë nga OEMVP.

Disa nga ekspertët që ne i konsultuam për ndryshimet thonë se Maqedonia ndoshta është i vetmi shtet që në buxhet ka një paragraf për mbushjen e arkës së shtetit në bazë të gjobave që do të mblidhen nga qytetarët. Mesatarisht, ky paragraf është në nivelin e 0.5% të buxhetit të shtetit. Ligji aktual u miratua tre vjet më parë dhe ka pasur shumë reagime në publik në lidhje me nivelin e gjobave.

Baby Boo