Ndryshime ligjore për vazhdimin e masave për pesë për qind TVSH për shitjen e banesave


Për pesë vjet, gjegjësisht deri në fund të vitit 2023 prolongohet afati për zbatimin e normës së privilegjuar prej pesë për qind, në shitja e parë të ndërtesave banesore dhe të apartamenteve që shfrytëzohen për qëllime banimi, parashikon Propozim – ligji për ndryshimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, të miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë.

“Ndryshimet parashikojnë prolongim të afatit të zbatimit të normës së privilegjuar prej pesë për qind, në shitjen e parë të ndërtesave banesore dhe të apartamenteve të cilat shfrytëzohen për qëllime banimi, ndërsa i cili do të kryhet në afat deri në pesë vjet pas ndërtimit. me propozim – ligjin afati vazhdohet për edhe pesë vjet gjegjësisht nga fillimi i vitit të ardhshëm deri në fund të vitit 2023”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Vazhdimi i masës për pesë për qind TVSH për shitjen e hapësirës banesore në periudhën e kaluar kërkonte sektori privat ndërtimor. Oda Ndërtimore pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë vlerësoi se kjo është një ndër masat kyçe për stabilizimin e punës në sektorin ndërtimor.

Baby Boo