Ndiqet penalisht një person që punon me internet, ndërsa nuk ka paguar tatim


Sektori për punë të brendshme në Manastir deri te Prokuroria Themelore Publike në Kërçovë ka ngritur një padi penale kundër P.Gj. (34) nga Makedonski Brod për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale, mos pagim të tatimit, transmeton Almakos.

Ashtu si informoi sot MPB-ja, i padituri gjatë vitit 2016 duke u marr me aktivitete në internet, disa herë ka pranuar pagesa nga persona prej më shumë shteteve, përmes transferim të shpejtë të parave. Ku në vitin 2016 ka pranuar mjete financiare në lartësi prej 1.142.795 denar.

Paratë nuk i ka deklaruar në DAP, me tentim që t`i ike pagesës së tatimit. Në atë mënyrë, P.Gj. ka ikur pagesës së tatimit në lartësi prej 114.279 denar, gjegjësisht për atë shumë e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë./Almakos/

Baby Boo