Ndërron jetë shkrimtari Qazim Kurtishi


Sot ka ndërruar jetë Qazim Kurtishi – Arnori (25 nëntor 1933) i cili ishte shkrimtar librash monografik. Ai u lind në fshatin Sellcë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Tetovë. Është autor i veprave: “Sellca Ndër Shekuj” dhe “Llaca Në Rrjedhën e Moteve”.

Sikurse të gjithë bashkëfshatarët e tij të tjerë, edhe ai ndoqi rrugën e kurbetit nëpër Ish-Jugosllavi për ta fituar kafshatën e gojës. Duke e parë paperspektivën e asaj mënyreje të jetesës, në vitin 1958 vendosi të punësohet në atdhe, në kombinatin e tekstileve në Tetovë. Një kohë punoi si punëtor, kurse më pas si nëpunës. Nga viti 1966 deri në vitin 1985 punoi në ndërmarrjen tregtare “Jellak” në Tetovë.

Qazim Kurtishi, që në kombinatin e tekstileve, i kuptoi padrejtësitë dhe diskriminimin nacional që u bëhej punëtorëve shqiptar nga ana e udhëheqësve të tyre, kundër të cilëve disa herë ngriti zërin dhe reagoi me forcë. Që atëherë filluan ndjekjet e tij nga UDB-ja Jugosllave. Është njëri prej Sellcasve të ndjekur vazhdimisht nga udbashët Sllavë, të cilët, në vitet 1963-1964 e ftuan nëpër zyrat e kazamateve të tyre, duke e akuzuar si element armiqësor që ka lidhje me grupet ustashe kroate që vepronin në Kroaci e Gjermani. Një pretekst për ta justifikuar dhunën psikike mbi Qazim Kurtishin, udbashët e gjenin edhe në faktin se mixha i tij Jahi Kurtishi punonte në Gjermani dhe, këtu në Jugosllavinë e atëhershme. Veç bisedave kërcënuese dhe maltretimeve psiko-fizike, atë e mbyllnin në zyra të veçanta, duke e detyruar nga 5-6 orë në ditë të shkruajë gjithçka lidhur me takimet me mixhën e tij Jahi Kurtishin dhe bashkatdhetarët e tjerë në gjermani dhe këtu në atdhe.

Veçmas u interesuan për vizitën që ata ia bënë Bajram Golës në Shkup të cilin e kishin pas halë në sy… Brenda kësaj kohe, UDB-ja famëkeqe e ftoi atë mbi 40 herë në bisedat e ashtuquajtura “informative” ku fyhej, shahej e malltretohej fizikisht e psikqikisht.

Baby Boo