Ndërron jetë për Krishtlindje 8 vjeçari shqiptar në Itali


Një djalë 8-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor pranë Borgo Segezia, në periferi të Foggia, Itali. Sipas mediave italiane, i vogli është përplasur nga një makinë. Ai është transportuar menjëherë në spitalin në Foggia, por aty ka vdekur pak momente më pas. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites së djeshme. Policia italiane po heton për shkaqet e rrethanave të aksidentit.

Baby Boo