PDSH propozon që gjatë muajit të Ramazanit ora policore të jetë vetëm natën


Për shkak të specifikave dhe nevojave të qytetarëve gjatë muajit të Ramazanit, në konferencën e sotme për media kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi paralajmëroi propozimin për zhvendosjen e orës policore, e mundësia e lëvizjes gjatë Ramazanit të jetë nga ora 07:00 deri në 19:00.

Ndërsa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë të njëjtën zyrtarisht e parashtroi ministri nga radhët e PDSH-se Bardhyl Dauti. Shpresojmë që ky propozim i PDSH-së të aplikohet meqenëse shqiptarët dhe muslimanët kanë një ritëm tjetër të jetës gjatë këtij muaji.

Baby Boo