Ndërron jetë njëri ndër hafizët më të njohur të Shkupit, Adem ef. Idriz

Dje në mbrëmje, ka ndërruar jetë Hafiz Adem ef. Idriz. Ka kaluar në amshim njëri ndër imamët dhe hafizët më të njohur të këtyre trevave. Hafiz Adem ef. Idriz, ka punuar mbi 50 vite ishte në shërbim të xhematit nëpër xhami të ndryshme si Hudaverdi, Kebir Mehmet Çelebi, Xhedid Isa Beg ndërsa gjurmë të pashlyeshme ka lënë në xhaminë e Mustafa Pashës, ku vitet e fundit ka lënë kujtime të paharruara me kujdesin ndaj namazit, precizitetin e detyrës së imamit dhe ezanin e veçantë.

Ndërsa imami i xhamisë Mustafa Pashë në postimin e tij në faqen zyrtare të xhamisë ka shkruar;
Inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun. Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!

Pas një jete të kaluar nën hijen e Kuranit dhe shërbimin e xhamisë, me keqardhje ju njoftojmë se hfz. Adem ef. Idriz ia ka dorëzuar shpirtin Krijuesit të tij, Allahut të Madhërishëm.
Tashmë rahmetli, hfz. Ademi ka shërbyer në shumë xhami të Shkupit dhe rrethinës, ndërsa gjurmë të pashlyeshme ka lënë edhe në xhaminë e Mustafa Pashës, ku vitet e fundit ka lënë kujtime të paharruara me kujdesin ndaj namazit, precizitetin e detyrës së imamit dhe ezanin e veçantë.
Namazi i xhenazes dhe lamtumira e lutja e fundit për rahmetliun do të bëhet të mërkurën (2 nëntor 2022) pas namazit të ikindisë.Varrimi do të bëhet ne varrezat e Butelit.
E lusim Allahut e Gjithëmëshirshëm që Hafizin e nderuar ta ketë pranuar në mesin e atyre që Ai i fton duke u thënë:
“O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty! Bashkohu me robërit e Mi dhe hyr në Xhenetin Tim!”

Allah rahmet etsin hafız Adem hocaya. Mekanı cennet olsun. Hizmetleri ile herkesin takdirini kazanmış bir alimdi. Alimin ölümü alemin ölümüdür. Imami i xhamise Abdusamed Zeqiri.