Gjendet i vde*kur një 61-vjeçar në një motel në Gjakovë


Një burrë është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjakovë, pasditen e djeshme rreth orës 17:15. Ai është gjetur nga dy dëshmitarë, punëtorë të motelit. Mësohet se vik*tima është një 61 vjeçar. Po ashtu bëhet e ditur se moteli në fjalë është “Vila 007”, i cili ndodhet në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Rasti është konfirmuar edhe në raportin 24 -orësh të Policisë së Kosovës.

“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e vik*timës”, thuhet në raportin e policisë.

Policia po ashtu njofton se trupi i pajetë i 61-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me menaxhmentin e këtij moteli, por recepsionisti i cili është përgjigjur në telefon, ka thënë se nuk ka informacion, pasi që tha se ka qenë në pushim që 1 javë dhe është kthyer sot në punë.

Baby Boo