Bekteshi: “Çmimi i bukës mbetet 25 denarë, raftet e zbrazëta janë bërë nga tregtaret dhe jo nga qytetarët”


Çmimi i bukës mbetet 25 denarë. Raftet e zbrazëta gjatë fundjavës, janë bërë qëllimisht nga tregtarët dhe jo nga blerja e qytetarëve. Kështu thotë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Qëllimi i tyre sipas Bekteshit ka qenë që sot ti kthejnë në rafte me çmime të reja. Përndryshe, nga sot hyn në fuqi vendimi për marzhat e tregtarëve me pakicë dhe shumicë. Sipas ministrit, nuk do të ketë rritje drastike të të çmimeve, madje ka ulje të pemëve dhe perimeve.

“Prodhues të caktuar i kanë rritur çmimet, por përgjithësisht çmimet lëvizin nga 25-30 denarë. Këtë mund ta vërejnë qytetarët dhe të vendosin se ku të blëjnë. Sigurisht që ne nuk do të lejojmë që kjo të zgjat. Sot është vetëm dita e parë, 2-3 ditët e ardhshme të gjitha çmimet do të vendosen çmimet që janë caktuar në bazë të vendimit. Nuk do të lejojmë që të ketë manipulime, spekulime, tërheqje të rezervave sikur në fundjavë nga tregtarë dhe prodhues të caktuar”, ka deklaruar ministri Bekteshi.

Baby Boo