Ndërron jetë një grua në aksidenti trafiku në Malishevë


Një grua ka ndërruar jetë dhe dy persona të tjetër janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimja.

‘Sot rreth orës 16:40 policia në Malishevë ka marr informacion për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën lokale Banjë-Senik. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku dyshohet se aksidenti kishte ndodhur përderisa një automjet po qarkullonte në rrugën lokale në fshatin Senil në drejtim të fshatit Banjë me ç’rast në hyrje të fshatit Banjë i njëjti kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe kështu me pjesën ballore të automjetit kishte goditur një automjet tjetër i cili po qarkullonte nga fshati Banjë në drejtim të fshatit Senik’, tha Podrimja për KALLXO.com.

Ajo shtoi se personat e përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në QMF- Malishevë janë transferuar për në QKUK- Prishtinë.

‘Për shkak të lëndimeve të rënda personi i dyshuar së bashku me dy pasagjeret e tij janë hospitalizuar në repartin kirurgjik, ndërsa në ora 21:22 policia është njoftuar nga QKUK se viktima F.J, 83 vjecare ka vdekur.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në QKUK , Avdush Bajgora.

‘Si pasojë e lëndimeve nga aksidenti një grua ka vdekur, ndërsa motra e saj është duke u trajtuar nga mjekët’, tha Bajgora për KALLXO.com

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për një aksident trafiku në fshatin Mramor të Prishtinës, ku vdiqën katër persona.

Baby Boo