Bilall Kasami së bashku me drejtorin e “Tetova Transport”, bëjnë promovimin e autobusit elektrik (FOTO)


Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me drejtorin e “Tetova Transport” Rafiz Medija dhe përfaqësues nga “AutoMaqedonia”, bënë promovimin e autobusit të parë elektrik në Tetovë “Anadolu ISUZU”, njofton Pa Censurë.

Ky autobus ka kapacitet për 43 udhëtarë dhe mund të përshkojë deri në 300 km. Mbi të gjitha, fuhet t’a kuptojmë se autobusët e këtij lloji janë praktik, ekologjik dhe shumë ekonomik.

Komuna e Tetovës është pro çdo inovacioni që është në të mirë të qytetit dhe qytetarëve andaj ne do të përkushtohemi në maksimum qe të bëjmë të mundur që Tetova në të ardhmen te ketë autobus elektrik që janë me kosto shumë të ulët të shpenzimit dhe efikasitet të lartë sidomos në ruajtjen e ambientit, ka shkruar Kasami më tutje në postimin e tij në Facebook./Pa Censurë/
Postimi i plotë i Kasamit:
https://www.facebook.com/100044579644794/posts/pfbid02UhwWAipswjr9ZHz1RLyG2wwkTE6f27C2yCUtiog6g8b5WfRxZBGhWXz2Le8z1D5el/

Baby Boo