Ndërron jetë Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II


Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur sot në moshën 96-vjeçare. Djali i saj Charles, ish Princi i Uellsit, tani është Mbret. Ai do t’i drejtohet kombit të tronditur menjëherë, ndërsa bota mban zi për monarken më jetëgjatë të Britanisë.

Të gjithë fëmijët e saj kishin nxituar në Balmoral pasi mjekët u ‘shqetësuan’ për shëndetin e saj. Disa orë më vonë ajo vdiq, e rrethuar nga familja e saj. Në orën 18:30 u konfirmua vdekja e saj. Një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite. Mbreti dhe Mbretëresha Consort do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen nesër në Londër”./tv21.tv

Baby Boo