“Bismilah”, Ronaldo lutet para gjuajtjes së penalltisë ndaj Sllovakisë (VIDEO)


Cristiano Ronaldo mbrëmë ka shënuar dy gola në fitoren 3-2 të Portugalisë ndaj Sllovakisë, duke siguaruar kualifikimin në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, i cili zhvillohet në Gjermani.

Ajo çfarë mori vëmendjen e kësaj ndeshje ishte lutja e 38-vjeçarit para se të godiste penalltinë.

Ronaldo u kap nga kamerat duke shqiptuar dy herë fjalën ‘’Bismilah’’, dhe kjo video tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.

Pas kësaj lutje, CR7 u tregua i saktë nga Peanlltia, duke e çuar rezultatin 2-0.

Nuk dihet nëse kjo është një arsye që Ronaldo të konvertohet në mysliman, pasi ka gati një vit që I është bashkuar skuadrës arabe Al Nassr, dhe duket se ka mësuar shumë rreth Islamit gjatë këtyre muajve./IndeksOnline/

Baby Boo