Ndërron jetë 23-vjeçari në Mitrovicë pas rrokullisjes me traktor

I riu 23-vjeçar me inicialet B.H (emër i njohur për redaksinë), ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e rrokullisjes me traktor.

Sigma Doors

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Rezhanë të Mitrovicës.

Vdekja e tij po cilësohet si aksidentale. Këtë lajm për Gazetën Express e ka konfirmuar zyrtarja për informim nga policia e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:20 është raportuar rasti që një person nga rrokullisja e traktorit ka ndërruar jetë në fshatin Rezhanë, viktima i moshës rreth 23-vjeç. Njësitë patrolluese dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti po cilësohet si vdekje aksidentale”, tha Pllana për Gazetën Express.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot.

Aksident i ngjashëm ndodhi edhe dje në komunën e Podujevës, si pasojë e rrokullisjes me traktor ka humbur jetën një mashkull i moshës 40-vjeç.