50.000€ nga MEPSO për tërmetin në Turqi, Murtezani e shfrytëzon kështu mandatin


Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani nga AlternAtivA, i ka ndarë 3 milionë denarë, ose 50.000€ ndihmë financiare për qytetarët e vuajtur nga tërmeti katastrofik i 6 shkurtit në Turqi.

Vendimi i drejtorit u miratua nga Bordi udhëheqës i MEPSO-s.

Siç njofton kompania, shuma e dedikuar për donacion do të paguhet në llogarinë e Kryqit të Kuq në Maqedoninë e Veriut.

AlternAtivA njoftoi dje se po tërhiqet nga pushteti, ndërsa drejtori i saj në MEPSO, Orhan Murtezani, ka vendosur që ta përmbyllë mandatin në
këtë mënyrë, duke ndihmuar nevojtarët në Turqi.

Baby Boo