Ndërron jetë 22 vjeçari nga Haraçina që u aksidentua sot me motoçikletë


I është nënshtruar plagëve Hamit Rama, 22 vjeçari nga Haraçina, i cili së bashkë me shokun e tij, Afrim Selimi, u lëndua rëndë pak orë më parë në një aksident të rëndë në afërsi të poliklinikës “Elife” afër restorantit Hollywood në Haraçinë.

Motoçikleta në të cilën ishte Hamiti ishte përplasur keq në veturën e llojit “Audi”, ndërsa Hamiti dhe Afrimi kishin “fluturuar” disa metra larg, për të përfunduar tek një shtyllën elektrike aty afër.
I lënduar rëndë dhe në rrezik për jetën është edhe Afrim Selimi. (koha.mk)

Baby Boo