Kryemadhi në SHBA: Shqipëria po zbrazet, të ndalojmë hemorragjinë e trurit


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në vazhdën e vizitës në SHBA, pati një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në New York.

Ajo shprehet se klasa politike nuk ka bërë të mundur ndaljen e shpopullimit dhe hemorragjinë e trurit dhe të pjesës më energjike të Shqipërisë rinisë sonë, që i kushton shumë kombit dhe vendit.

“Në takim ishin të pranishëm mbi 300 anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët ishin mbledhur për të zhvilluar një bashkëbisedim. Mes të tjerash u tregova se në takimet e shumta që kam zhvilluar me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, jam ndjerë krenare për arritjet e tyre realisht surprizuese, por njëkohësisht ndjej edhe dhimbje, që ne si klasë politike jemi treguar të pavëmendshëm dhe indiferent për të realizuar reformat ekonomike dhe avancuar me shpejtësi në integrimin e vendit, për të bërë të mundur ndaljen e shpopullimit dhe hemorragjinë e trurit dhe të pjesës më energjike të Shqipërisë rinisë sonë, që i kushton shumë kombit dhe vendit.

Baby Boo