Ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK’së Xhevat Alili


Me datë 23 dhjetor 2022, ka ndërruar jetë Xhevat Alili nga Likova, ish-ushtarë i UÇK’së. Xhevati lindi me 04.01.1967 ne Likovë ku e kreu arsimin fillor. Ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet shoqërore që jane organizuar në fshatin e tij. Gjatë konfliktit te armatosur në rajonin e Likovës të vitit 2001 ai së bashku me disa kusherinj tëtij dhe bashkefshatar iu bashkangjiten radhëve të UÇK-së, ku kontribuoi deri ne ditet e fundit te perfundimit te konfliktit te armatosur. Gjatë ceremonisë mortore ku morën pjese nje numer i madhe qytetareve te Komunes se Likoves dhe Kumanovës, fjalë rasti mbajti edhe komandanti I tij, i cili foli per veprimtarinë patriotike te Xhevatit. Ne fund te ceremonisë, pranë banesës së tij të pērhershme, shoket e tij te idealit vendosen kurorë me lule.

Baby Boo