LSDM: “Mickoski t’u kërkojë falje qytetarëve për të gjitha gënjeshtrat”


Hristijan Mickoski t’u kërkojë falje qytetarëve për të gjitha gënjeshtrat, që i ka përhapur në mënyrë histerike në periudhën e kaluar me ndihmën e partnerit të tij prorus Dimitar Apasiev. Si udhëheqës i koalicionit antievropian e gënjente popullin se vijon asimilimi, bullgarizimi, se dikush do të na e marrë identitetin, se gjuha jonë nuk është e mbrojtur, nxiste dhe shpifte.

Të gjitha të pavërtetat iu fundosën. Janë mposhtur veprimet destruktive dhe antievropiane të Mickoskit. I dështuan skenarët e rrezikshëm për destabilizimin e shtetit dhe për shkaktimin e konflikteve etnike, nuk arriti ta bllokojë rrugën evropiane të shtetit. Republika e Maqedonisë së Veriut i filloi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me gjuhë, identitet dhe kulturë të mbrojtur. Në BE hyjmë si maqedonas, me gjuhën maqedonase, me formulim të pastër pa fusnota dhe yje. E ardhmja evropiane e shtetit dhe e qytetarëve është e siguruar.

Baby Boo