Ndërroi jetë artisti i njohur nga Sllupçani, Abdurrahman Mustafa


Sot në moshën 59 vjeçare ndërroi jetë Abdurrahman Mustafa, ka njoftuar Shoqata Kulturoro Artistike “Jeta e Re” nga fshati Sllupçan.

“Nga sot fshati ynë dhe shoqëria jonë humbi solistin i cili ishte edhe ndër themeluesit e parë të shoqërisë.
Gjatë gjithë këtyre viteve ishte pjesmarrës aktiv duke kontribuar në mënyra të ndryshme në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave folklorike të trevës tonë”, thuhet në njoftim.

Çmimet e ndryshme të fituara gjatë këtyre viteve karrierë si brenda poashtu edhe jashtë shtetit , flasin më së miri për kualitetet që ai posedonte.
“Shfrytëzojmë rastin që në emër të gjithë anëtarëve të Sh.K.A. ” Jeta e Re” t’u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes , si dhe shoqërisë nga fshati dhe më gjërë.
Lamtumirë!.
Zoti të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me xhenet”, theksohet në fund të njoftimit nga SHKA “Jeta e Re”.

Baby Boo