Ndërpritet komunikacioni në urën që lidh Stacionin hekurudhor dhe “East Gate” për shkak të zjarrit


Ura në afërsi të qendrës tregtare “East Gate” që të çon në stacionin hekurudhor në Shkup është mbyllur për qarkullim, për shkak të zjarrit që e ka përfshirë mbrëmë. Zjarri është vënë nën kontroll, por qarkullimi vazhdon të jetë i ndërprerë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se qarkullimi në këtë pjesë është ende i ndërprerë, për shkak se inspektimi është ende në vijim.

Dje në minutë para mesnate në MPB është raportuar se nën urën në rrugën Bellasica në Shkup ka rënë zjarr.

“Policët kanë dalë në vendin e ngjarjes, trafiku është bllokuar. Zjarri është shuar nga ekipet e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe në rrjedhë është këqyrja”, tha MPB.

Baby Boo