Aksidenti i autobusit nga Kosova në Krushevc: 16 persona pranuan trajtim mjekësor


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot dha detaje lidhur me aksidentin e një autobusi nga Kosova, në afërsi të Krushevcit.

Ministria informoi se nga komunikimi me Qendrën Spitalore, ku u ofrua ndihma e parë, si dhe nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit ishin 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 pranuan trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton opinion publik se qytetarët e aksidentuar në mbrëmjen e së martës në Krushevc të Serbisë, të cilët po udhëtonin tranzit me autobusë drejt Sllovenisë, kanë vazhduar udhëtimin e tyre pas marrjes së trajtimit mjekësor me përjashtim të një udhëtareje, e cila me vetëdëshirë është në pritje të transportit privat. Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore.”, u bë e ditur në komunikatën e MPJD-së.

Një autobus i “Zhitia Turist” me udhëtarë nga Kosova mbrëmë është rrotulluar në afërsi të Krushevcit, derisa sot në mëngjes kompania bëri të ditur se pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti u nisën për në Slloveni.

Baby Boo