Ndërmarrjet që do ta rritin pagën minimale, shteti do t’ju japë ndihmë financiare


Me propozim ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për pagën minimale që dje u votua nga deputetët e Maqedonisë, ndërmarrjet të cilat punëtorëve do t’ua rritin pagën minimale, do të marrin ndihmë shtetërore, njofton Portalb.mk.

“Ndihma financiare për punëtor arrin deri 30 për qind për dallim nga paga bruto e punëtorit për muaj dhe paga bruto mesatare për punëtor e paguar në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor gjatë vitit të kaluar. Kjo përkrahje mund të arrijë vlerën më së shumti 1.200 denarë në muaj për punëtor. Masa është përgjigje e kërkesës së punëdhënësve për problemin e adresuar, dhe kjo është nevoja që të rriten pagat të përafërta me pagën minimale”, ka njoftuar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Baby Boo