Ndalohet me Ligj aborti pas javës së 15-të të shtatzënisë, edhe në rast përdhunimi


Guvernatori i Floridës, Ron Desantis, ka nënshkruar një ligj që ndalon abortet pas javës së 15-të të shtatzënisë, edhe në rastet e përdhunimeve dhe incestit.

Florida i është bashkuar kështu shteteve konservatore që kanë ndaluar abortin. Deri tani, Florida ishte një vend ku mund të vinin gratë nga jugu i Shteteve të Bashkuara ku abortet ishin të ndaluara, por me këtë ligj, kjo nuk do të jetë më e mundur.

Sipas nismës së re ligjore, nga 1 korriku aborti do të jetë i mundur vetëm nëse rrezikohet jeta e nënës ose nëse fetusi ka anomali të rënda.

Por aborti nuk është i mundur as në rastin e fëmijëve që vijnë pas përdhunimit, incestit, apo trafikimit të qenieve njerëzore.

Florida deri tani kishte lejuar abortet deri në javën e 24-t të shtatzënisë.

Ron Desantis është një republikan i njohur dhe një kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. /noa.al

Baby Boo