Ndalohet kontrabandisti i emigrantëve, në veturën e tij gjenden shtatë emigrantë


Policia ka njoftuar se dje afër qytetit të Gjevgjelisë është kapur një person i cili transportonte 7 emigrantë me veturën e tij.

Njoftimi i policisë:
“Më datë 23.01.2024 rreth orës 20:00 në afërsi të fshatit Mrzenci, Gjevgjeli, zyrtarët policorë, ia kanë hequr lirinë M.K.(21) nga Shkupi për shkak të dyshimi për veprën penale “kontrabandë me emigrantë” nga neni 418 i Kodit Penal. Paraprakisht, në afërsi të fshatit Negorci të Gjevgjelisë, punonjësit e policisë i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Passat”, të cilin M.K. ishte duke e drejtuar atë, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe ka ndaluar veturën në afërsi të Negorcit dhe ka tentuar të largohet, me çka është kapur dhe i është hequr liria. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur shtatë emigrantë, katër prej tyre nga Siria, një nga Nepali, një nga Egjipti dhe një nga Palestina.
Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa emërgimtarët janë transferuar në Qendrën për pranim dhe transit në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”.

Baby Boo