Arifi: Një takim shumë vëllazëror, bashkë me kryeministrat Edi Rama, Albin Kurti dhe kryetarin Ahmeti!


Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në forumin “Dialogu i Prespës” që mbahet në Ohër, ka zhvilluar takim me kryeministrat Edi Rama, Albin Kurti dhe kryetarin Ali Ahmeti.
Në këtë takim, që Arifi e vlerëson si shumë vëllazëror, është biseduar për sfidat dhe perspektivat e përbashkëta që kanë vendet tona në rrugën drejt progesit dhe integrimit.

“Një takim shumë vëllazëror, bashkë me kryeministrat Edi Rama, Albin Kurti dhe kryetarin Ahmeti!
Biseduam për sfidat dhe perspektivat e përbashkëta që kanë vendet tona në rrugën drejt progresit dhe integrimit. 🇪🇺
Me 2 duar, 2 këmbë dhe 2 sy, jemi gjithnjë më të fortë! 🤝
#PrespaDialogueForum” ka shkruar Arifi përmes Facebook.

Baby Boo