Ndalohen dy vjedhës në Radovish


Policia e Radovishit ka ndaluar D.C. (37) nga Radovishi dhe A.Gj. (22) nga fshati Oraovicë, me dyshimin se rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm me dhu*në i kanë marrë para nga V.Gj. (69).

Nga MPB bëjnë me dije se pas një ekzaminimi tek A.Gj është gjetur pluhur i bardhë, dhe me urdhër të Gjykatës Themelore – Radovish, është bërë ba*stisje në shtëpinë e tij dhe lokalet tjera, ku gjithashtu është gjetur edhe një pako me pluhur të bardhë dhe një qese me mar*ihuanë.
Nga MPB-ja shtuan se personat janë ndaluar në Stacionin Policor në Radovish dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngrihet kallëzime përkatës.

Baby Boo