Tetovë, ndizet nga një qiri për çdo vi*ktimë të zj*arrit në Qendrën Kovid


Në Tetovë është mbajtur edhe marshi i dytë i qetë për të kujtuar 14 vi*ktimat në Qendrën Kovid.
Duke marshuar me lule në dorë, ndaluan dhe ndezën nga një qiri për çdo person që humbi jetën mbrëmjen e 8 shtatorit nga zj*arri që shk*rumboi Qendrën Kovid.
Nuk u tha as edhe një fjalë, por me plakatë u kërkua përgjegjësi.

“Prokurori të mos heshtë”.
Në ngjarjen tra*gjike të 8 shtatorit, u lënduan edhe 12 pacientë të sëmurë me Covid-19, të cilët ishin duke u mjekuar në Qendrën Kovid. Ata tashmë janë në Spitalin Klinik të Tetovës dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga 14 viktimat, 12 kanë qenë pacientë, kurse 2 vi*ktima ishin familjarë të pacientëve të cilët ishin duke u kujdesur për të afërmit e tyre.

Baby Boo